Donaldi ka komentuar debatin Monika-Ilir pasi ky i fundit bëri një batutë për të cilën u fol gjatë.
Iliri u betua se nuk i referohej asaj, ndërsa Donaldi zgjodhi të mos merrej me këtë çështje por me nofkën që i vuri dhisë.
Sipas Donaldit, nuk është rastësi që Iliri i thotë Monikës hipokrite dhe më pas i vë dhisë shkurtimin e emrit të saj. Ndaj i kërkon Ilirit që të mos gënjejë.
Donald: Si mund ta mohosh që e kishte për Monikën? Si mundesh o vëlla? S’po merrem me batutën se zuri be gocën.
Ilir: Nëse e nxjerr dhinë për xhiro, i jap banane e mollë…
Donald: Nuk besoj se është rastësi që i thua hipokrite. Unë besoj se e ke të nevojshme Monikën se ty të bën simpatik.
Ilir: Ne flasim nga mëngjesi në darkë. Kemi një komunikim përmes ironive.
Donald: Nuk mund të gënjesh o vëlla.
Top Channel