Mesazhet e Presidentit me Këlliçin, reagon PD: Meta merrte informacion dhe jepte direktiva për sulmin nga banda e Berishës

14/01/2022 20:51

Partia Demokratike ka reguar sërish për deklaratat e dhëna nga presidenti Ilir Meta gjatë ditës së sotme duke thënë se ishte bashkëorganizator i sulmit të Berishës.

Për këtë i referohet një fotografie që publikoi Presidenti sot për bisedën e tij me deputetin e PD, Belind Këllicin, të cilit i kishte kërkuar që të mos preknin makinat në oborrin e selisë së PD pak para protestës sepse sipas Metës ishin provokim.

PD thotë se Meta merrte informacion dhe jepte direktiva për sulmin nga banda e Berishës.

“Meta u shfaq sot bashkëorganizatori i sulmit të Berishës kundër PD. Ai merrte informacion dhe jepte direktiva.

Ilir Meta u shfaq sot si bashkëorganizator i dhunës ndaj PD. Ai merrte informacion dhe jepte direktiva për sulmin nga banda e Berishës.

Berisha dhe Meta donin ta shkatërronin PD-në për hallin e tyre, por nuk ja dolën”, shkruhet në reagimin e PD.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA