”Kërkon vëmendje”/ Çfarë po ndodh në marrëdhënien Donald-Beatrix?
14/01/2022 22:35
Donaldi dhe Beatrix kanë marrë kohën e tyre të sqarohen për marrëdhënien e tyre.
Të dy kanë kaluar jo pak momente të vështira, që kanë pasur si rezultat edhe ftohje në raportin mes tyre.
Krisjen e tyre kanë përjetuar jo vetëm ata, por edhe banorët të cilët nuk kanë rreshtur së dhëni komentet e tyre.
‘’Unë jam e përfshirë në këtë marrëdhënie, nuk dua asgjë tjetër veçse të jemi ashtu si në fillim’’,- është shprehur Beatrix.
Nga ana tjetër edhe banorët janë ndarë në kampe teksa i japin të drejtë këngëtares, apo e kritikojnë për egzagjërim të panevojshëm.
‘’Donaldi ka vendosur të fitojë, Beatrix duhet ta lërë të ketë pak vëmendje’’,- tha Arjola.
Top Channel