“Fola me Belind Këlliçin ditën e protestës”, Meta rrëfen detajet e bisedës

14/01/2022 13:10

Presidenti Ilir Meta gjatë komunikimit me gazetarët këtë të premte tha se ditën e protestë së dhunshme të 8 janarit ka komunikuar me Belind Këlliçin.

Duke theksuar se nuk mban asnjë anë politike ai tha se e ka këshilluar që protesta të jetë paqësore dhe se Këlliçi i ka thënë që nuk do të ndodhte asgjë nga ajo çfarë pamë. Meta thekson se dhuna është përdorur nga të dyja palët gjatë protestës.

“Kam komunikuar me Belind Këlliçin ditën e protestës. I thashë kujdes të mos preket asnjë makinë në oborr se është provokim. Një orë para se të hapet protesta, i thashë mos humbni kontrollin paqësor të protestës, më tha mirë. Presidenti është i qartë, i drejtpërdrejtë, presidenti dënon dhunën dhe ajo ka qenë nga të dyja anët, kjo është evidente”, tha Meta.

Komunikimi i Presidentit Meta me Belind Këlliçin

Ne lidhje me pyetjen nëse kishte mbëshetetës të presidentit në selinë blu më 8 janar, ai theksoi se dënon dhunën e përdorur nga të dyja palët duke e cilësuar një momnt tragjik të politikës shqiptare.

“8 janari në vlerësimin tim nuk është një ngjarje e izoluar por një moment tragjik i një procesi politik degradues që po zhvillohet prej muajsh e vitesh. Thelbi i tij është thelbi i ballafaqimit politik në mënyrë transparente. Kur energjitë duhet të mobilizoheshin në zbatim të ligjit, prej muajsh po bëhemi dëshmitarë të kërcënimit të një institucioni të lirë, atë të opozitës dhe votës së lirë. Jam i shqetësuar për rastin e përshkallëzimit të konfliktit të panevojshëm. Duhet të garantohet vetëm vota e lirë dhe respektimi i shumicës. Përdorimi i forcës është i dënueshëm, janë alarmante dhe kërkojnë përgjigje, e papranueshme të mohohet mekanizmi i revoltës, përdorimi i dhunës, mbajtja me çdo kusht i pushtetit dhe godinave, mjetet fizike dhe policeske nuk mund të jenë zgjidhje”, tha Meta.

Kujtojmë se protesta e 8 janarit e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha degradoi në dhunë dhe shpartallim të godinës së Partisë Demokratike, me qëllim sipas tyre për të hyrë në shtëpinë e lirë të demokratëve.

Qindra demokratë me çekiç dhe hekura tentuan të hyjnë brenda godinës nga kati i parë dhe me shkallë nga kati i dytë, ndërsa mbështetësit e Bashës u kundërpërgjigjën nga brenda selisë.

Vetëm ndërhyrja e policisë me kërkesë të deputetëve brenda selisë blu, solli normalizimin e situatës së rënduar.

Top Channel