Ndonëse në Shqipëri nuk ka një rekomandim për dozë të katërt të vaksinës , ka qytetarë të cilët e kanë aplikuar dozën e katërt.
Por sipas Silva Binos mund të bëjë vetëm një grup i caktuar qytetarësh që kanë frenim të imunitetit .
“Mund ta bëjnë”, tha Bino.
Por cilët janë personat që konsiderohen me frenim të imunitetit.
“Ata me tumore, transplanto”, tha Bino.
Shumë qytetarë të cilët kanë aplikuar vaksinën kineze kanë rënduar të masin antitrupat që kanë në organizëm, por sipas Binos matja e antitrupave nuk është një tregues për të bërë ose dozë tjetër vaksine.
“Është gabim sepse nuk dimë sa antitrupa duhet të kesh që të konsiderohesh i mbrojtur”, tha Bino.
Izraeli ka aplikuar dozën e katërt të vaksinës për shtetasit e vet. Në Shqipëri ka rekomandim vetëm për dozën e tretë.
Top Channel