Pas kërkesës së Arbrit ndaj Xheisarës që të mos kenë kontakt fizik, pamje që u transmetuan në spektaklin e mbrëmjes së kaluar, nisi një debat me Tan Bramën. Ky i fundit pretendon se Arbri nuk ia ka thënë bisedën sic duhet dhe ndaj ishte reagimi i tij i ashpër.

Nga ana tjetër, Arbri tha se është përballur me fjalë fyese për profesionin, kërcënime dhe agresivitet, ndaj kërkon që të ketë limit.

Tan Brama: Ne kemi qenë në ujëra të mira me Arbrin, 2 ditë pasi hymë këtu dhe pastaj ndryshoi vetëm prej kësaj bisede. Më tha në tavolinë diçka tjetër dhe ja ngjita fajin Xheisarës. Kur pashë videon u preka se mund të ishte robi im, mund të ishte njeriu im dhe u preka por nuk dua të flas shumë se sot është në nominim.

Arbër: Për Xheisarën besoj se e kemi diskutuar. Më ka kërkuar dhe falje.

Xheisara: Jo ty, të dashurës tënde.

Arbri: Ne këtu kemi ardhur vetëm, dimë të ofendojmë, të kërcënojmë e të jemi vulgar. Atë nuk do ta bëj. Tani ka përdorur shumë fjalë të rënda dhe ka kërcënuar duke thënë të tregoj jashtë, duke ofenduar tenisin. Është temë shumë decizive dhe s’më ka pëlqyer që përveç Dagzit, Ilirit dhe Beniadës, askush nuk ka reaguar. Edhe më pas ka përdorur fjalë shumë të rënda. Këto lloj kërcënimesh dhe ky lloj agresiviteti nuk duhet të përdoret kundrejt asnjë banori. Unë kam ardhur të tregoj një pjesë të vlerave dhe secili duhet të ketë limite.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA