“Dhunë është zhvatja e ministrave ndaj shqiptarëve”, Berisha flet pas protestës për ‘Politico’, Rama i përgjigjet: S’janë armiq, por bashkëqytetarë të dëshpëruar Ish zv.kryeministri Erion Braçe do të kërkojë përmes një interpelance në parlament, nga ministrat shpjegime se përse çmimi imputeve të përdorura nga fermerët janë rritur.
“Çmimet e ushqimeve/perimeve frutave të freskëta janë rritur;
por jo nga fermeri! ndërkohë; çmimet e lëndëve të para në bujqësi janë trefishuar! kostot e bujkut janë rritur, çmimet e prodhimeve të tij jo!
raporti mes çmimit te inputeve dhe çmimit të produktit të bujkut është tmerrësisht i padrejtë: 1 kg grurë kushton 110 lekë,
por 1 kg grurë kushton 30 leke; 1 kg dap kushton 110 leke, por 1 kg misër kushton deri 38 lekë; 1 kg nitrat kushton 90 lekë, por 1 kg domate (më e mira) kushton 50 lekë”,tha ai.
“Çmimet e drejta të lëndëve të para, por edhe produkteve të bujkut, janë detyrë e qeverisë” thekson Erion Brace.
Top Channel