U vlerësua nga Gledis Nano/ Drejtori për mediat në Policinë e Shtetit, Gentian Mullaj: Nder që sot u certifikova për përkushtimin tim ndaj qytetarëve

13/01/2022 14:58

Policia e Shtetit feston sot 109 vjetorin e krijimit të saj. Në një ceremoni të rastit, drejtori i Përgjithshëm i Policisë Gledis Nano, teksa vlerësoi disa nga figurat që kanë dhënë shumë për policinë, nuk harroi as drejtorin për mediat në Policinë e Shtetit, Gentian Mullaj.

Ai ka marrë “Certifikatën për Shërbime të Dalluara”, me motivacionin “Për merita të veçanta, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar në përmbushjen cilësore të detyrës, në përmirësimin e marrëdhënieve me median dhe rritjen e transparencës, kontributin e veçantë për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, si dhe kontributin e dhënë gjatë viteve të punës për përmirësimin e imazhit të Policisë së Shtetit në komunitet”.

Mullaj i nderuar nga vlerësimi i bërë shkruan në facebook  se “Të vlerësosh njerëzit e punës dhe t’i motivosh akoma më shumë, është rruga më e drejtë për të arritur atë që komuniteti pret nga Policia e Shtetit: përkushtim, ndershmëri, performancë, humanizëm dhe një shërbim sa më cilësor.”

“Është nder dhe krenari për mua që sot u certifikova për mundin e përkushtimin tim, me ndershmëri e humanizëm brenda kuadrit ligjor në shërbim të qytetarëve dhe në përmbushje të detyrës që kryej.

Faleminderit Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano, për vlerësimin, por mbi të gjitha për frymën e re që po i jep përditë organizatës së Policisë dhe për shpresën që përcjell te qytetarët, për një Polici më sociale, më humane dhe më korrekte në çdo drejtim.

Të vlerësosh njerëzit e punës dhe t’i motivosh akoma më shumë, është rruga më e drejtë për të arritur atë që komuniteti pret nga Policia e Shtetit: përkushtim, ndershmëri, performancë, humanizëm dhe një shërbim sa më cilësor.

Ta gëzojmë festën e familjes sonë të madhe, qoftë përherë e re në moshë, e freskët në detyrë dhe me dyer të hapura për qytetarët”, shkruan ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA