“Të dua”! Mes puthjeve e përqafimeve, Einxhel dhe Dagz bëjnë deklaratat e bukura
13/01/2022 14:26
Einxhel dhe Dagz po kalojnë më shumë kohë së bashku brenda shtëpisë së “Big Brother”.
Ata nuk i fshehin më ndjenjat, ndërsa i kanë thënë “të dua” njëri-tjetrit. Moderatorja u eliminua të martën, nga votat e publikut, por u rikthye në shtëpi pasi i qëlloi bileta e kthimit.
Duket se edhe netët nuk duan t’i kalojnë të ndarë, teksa natën e kaluar kanë fjetur të përqafuar në të njëjtin shtrat.
Top Channel