“PD bëri mirë që blindoi dyert”, Bejko: Shpëtuan jetë njerëzish, protestuesit kishin mllef

13/01/2022 22:02

Roland Bejko dhe Belind Këlliçi kanë debatuar në emisionin “Open” për protestën në selinë e PD.

Bejko kujton se Berisha ishte në godinën e selisë blu për të mbajtur konferencë dhe dyert ishin të hapura ndaj e kishte shansin për të nxjerrë Bashën.

Ndër të tjera e cilëson si veprim të mirë vendosjen e dyerve të blinduara duke thënë se shpëtoi jetë njerëzisht se protestuesit ishin plot mllef.

Bejko: Berisha, Këlliçi e gjithë të tjerët shkuan mbajtën konferencë, të hapura i kishin dyert. Nëse donin të nxirrni Bashën me pekule, atje kanë qenë. Dolën nga konferenca dhe mbledh 27 a 29 dhe lëshon një ultimatum datën 5 janar, pastaj i vuri datën 8 se do ju nxjerr forcërisht. Për pasojë, PD blindoi dyert.

Këlliçi: Policia të ndërhynte 24 orë para, të pastronte nga kriminelët. Janë me natribanë të veshur kamerat brenda, pse janë veshur?

Bejko: Sic u fshi nga jashtë.

Këlliçi: Aty ishin gjithë mediat live.

Bejko: Po e bënë këtë akt. Unë dua të mbaj diskutim politik, më lër të flas. Kur flas për Berishizmin mos ndërhyj. Ne e pamë këtu për blindat dhe kam thënë, do shpëtojë jetë njerëzish se ishin të karikuar, kishte mllef njerëzish dhe policia bëri veprimin më të mirë që ndërhyri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA