Ish-kryeministri Sali Berisha të enjten ka njoftuar se Lulzim Basha do përballet së shpejti me një tjetër protestë kombëtare.
Në fjalën e tij para gazetarëve, sapo kishte dalë nga institucioni i prokurorisë, Berisha tha se ditën e diel ka ftuar demokratët e Shkodrës në Pallatin e Sportit për të diskutuar rreth përgatitjeve që do bëhen me qëllim organizimin e protestave.
Ai mendon se qytetarët e këtij vendi nuk mund të pajtohen me kufomat politike që u vjen era në të gjithë Evropën.
“Veprimtari multidimensionale, selia, do t’i rikthehet Partisë Demokratike”, sqaroi ish-kryeministri.
Berisha theksoi se do vijojnë takimet me qytetarët për të përgatitur terrenin për organizimin e protestave të fuqishme.
“Të dielën ftoj demokratët e Shkodrës në Pallatin e Sportit, selia do t’i rikthehet PD. Statuti i PD i votuar nga 4900 delegatë në 11 dhjetor ka një nen, foltorja u mbyll me Kuvendin. Tani do të ketë takime të fuqishme me qytetarët, përgatitje e terrenit për protesta të fuqishme. Nuk mund të pajtohet ky popull me kufoma politike që u vjen era në të gjithë Evropën. Veprimtari multidimensionale selia do t’i rikthehet PD”, tha ai.
Kujtojmë se në protestën e 8 janarit selia blu u kthye në një skenë krimi ku mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha sulmuan selinë me varetë, shkallë, leva, çekiçë, trapanë, por edhe nga brenda selisë ka pasur kundërpërgjigje me gaz lotsjellës ndaj tyre. U desh ndërhyrja e policisë për shpërndarjen e protestuesve.
Top Channel