Anëtari i Kryesisë së PD, Roland Bejko nuk u lejua që të futej në selinë e PD nga protestuesit më 8 janar.
Ai u tërhoq nga protestuesit derisa doli jashtë godinës dhe një prej tyre guxoi ta godiste me çadër në kokë.
Në emisionin “Open”, Bejko u shpreh se personi që e goditi është djali i xhaxhait të Berishës, të cilit i tha se kanë ngrënë në shtëpitë e njëri-tjetrit.
Bejko: Kam dashur të bëj deklaratë në selinë e PD, por po më qëllonin dhe më shtynin nga këmba. Unë i kam falur. Më dukej fytyra e Berishës në fytyrën e të gjithëve. Unë punën e kam me Berishën, jo me ta. Ky zotëria që më merr më ka mbrojtur. Ndërsa është një Berishë tjetër që më ka qëlluar me çadër dhe më shajti me fjalë fyese. Mësova se është djali i xhaxhait i Berishës. Atë dhimbje e kam më shumë jo vetëm fizike por dhe që i vjen njerëzve që thyhen nga njerëz tek të cilët kanë besim. Kam kërkuar që kjo që më shërbeu mua të shërbejë për të shmangur dhunën. Të gjithë janë të falur nga unë.
Në këtë moment, ne që mbështesim Bashën, janë të prirur të të godasin, të të cajnë kafkën se janë për një luftë aty. Këto i bëjnë vetëm liderët që kanë në gen diktaturën. Vetëm në komunizëm është hedhur vëllai kundër vëllait. E pyeta dhe në mbledhje, tha që kishin 38 minuta që e kishin thirrur policinë. Brenda kishte dhe persona të gardës që mbronin Bashën.
Policia bëri mirë që ndërhyri, por e teproi me gazin. Fajtor është Berisha që i çoi.
Top Channel