Drogë, ndotje ajri dhe drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt/ Tetë të arrestuar në Durrës

13/01/2022 16:48

Tetë persona kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit, një prej të cilëve ishte i shpallur në kërkim.

Ky i fundit është 48-vjeçari të identifikuar me inicialet K.F., banues në Sukth, Durrës pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Ndërsa një 41-vjeçar i identifikuar me inicialet L.L., banues në Tapizë Krujë dhe N. Xh., 47 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, u vunë në pranga për veprën penale “Ndotja e ajrit”, pasi janë kapur duke hedhur materiale inerte në sipërfaqe të ndryshme toke.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi I. H., 46 vjeç, banues në Manëz, Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke djegur një sipërfaqe toke në pronësi të shtetasit S. Gj.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit:

S.F., 62 vjeç, P. M., 36 vjeç dhe K. H., 45 vjeç, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur;

E.X., 19 vjeç, banues në Krujë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA