Tre fëmijë janë gjetur të vdekur dhe një grua e plagosur rëndë dje në një apartament në Kaliforni, SHBA, në incidentin e tmerrshëm që autoritetet po hetojnë si vrasje-vetëvrasje e mundshme.
Zbulimi i vrazhdë u bë në rezidencën Le Grand kur policia u thirr për një kontroll mirëqenie për banorët që nuk dukeshin prej ditësh, raportonte rrjeti lokal amerikan yourcentralvalley.com
Fëmijët tragjikë ishin të gjithë nën moshën 8 vjeç dhe autoritetet ende nuk kanë komentuar mbi mënyrën e vrasjeve.
Gruaja dukej se kishte plagë të vetë-shkaktuara, thanë autoritetet, dhe është dërguar në spital për trajtim.
Zyra e sherifit nuk tha se çfarë lidhje kishin mes tyre banorët e apartamentit, por deklaroi se do të japë të tjera informacione pas hetimeve paraprake.
Top Channel