Akuzohet për abuzime, arrestohet ish-zëvendësministri i Kilit! 59-vjeçari…
15/11 22:46
Kryeministri i provincës kanadeze të Quebec, François Legault tha të martën se do të vendosë një taksë për çdo person që nuk ka marrë qoftë edhe një dozë të vaksinës Covid-19.
Në Quebec, ku jetojnë më shumë se 8 milionë njerëz, si kudo tjetër, rastet që lidhen me variantin e ri po rriten.
Mësohet se rreth gjysma e shtrimeve në spital kanë të bëjnë me njerëz të pavaksinuar edhe pse janë rreth 12.8 për qind e popullsisë.
Quebec është provinca e parë në Kanada ku do të miratohet një masë e tillë dhe është po ashtu provinca që ka shënuar numrin më të lartë të viktimave nga koronavirusi.
Legault nuk ka dhënë ende detaje se sa do të jetë shuma e kësaj takse dhe për më tepër mënyra se si do të vendoset.
Top Channel