Ngordhi miu që zbuloi mbi 100 mina/ Ishte 8 vjeç, Makawa miu i parë dhe i vetëm që mori medalje

12/01/2022 01:36

Ngordh Magawa, miu gjigant afrikan i njohur për ndihmën në zbulimin e mbi 100 minave kundër personit dhe eksplozivëve të tjerë në Kamboxhia.

Këtë e ka bërë të ditur BBC, e cila kujton sesi miu u dallua jo vetëm për rekordin e tij në nuhatjen e kimikateve që gjenden në mjetet e pashpërthyera, por edhe për shërbimin e tij të gjatë.

Në vitin 2020, Magawa ishte miu i parë që mori një medalje të artë trimërie nga shoqata bamirëse veterinare në Mbretërinë e Bashkuar. Lloji të cilit i përkiste Magawa ka një nuhatje të fortë dhe mund të stërvitet shpejt, aftësi që e bëjnë miun gjigant afrikan të shkëlqyeshëm në gjetjen e minave.

Magawa ishte 8-vjeç dhe ishte veçanërisht jetëgjatë për racën e tij dhe i kishte dhënë fund punës në vitin 2020 pas katër vitesh në fushat Kamboxhiane.

Organizata bamirëse belge Apopo tha se ka pak më shumë se njëqind minj të tjerë që bëjnë të njëjtën punë në mbarë botën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA