NATO refuzon kërkesën ruse/ Stoltenberg tregon detaje të bisedimeve më Moskën

12/01/2022 19:37

NATO ka refuzuar në mënyrë kategorike kërkesën e Moskës që kërkonte “garanci ligjore” për të frenuar zgjerimin e Aleancës me anëtarë të rinj.

Kështu tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë konferencës për shtyp pas Këshillit NATO-Rusi.

“Aleatët nuk janë të gatshëm të bëjnë kompromis mbi parimet kyçe si e drejta e vendeve për të zgjedhur rrugën e tyre dhe e drejta e anëtarëve të Aleancës për mbrojtje reciproke”. Megjithatë, NATO është e hapur për dialog “për kontrollin e armëve, kufizimet mbi raketat, politikën bërthamore dhe sigurinë kibernetike”.

Gjatë Këshillit NATO-Rusi, u shfaqën dallime të rëndësishme midis Moskës dhe aleatëve të NATO-s, të cilat nuk janë të lehta për t’u kapërcyer. Por pikërisht për këtë arsye është edhe më e rëndësishme të vazhdohet dialogu.” tha sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

NATO-ja kundërshton grumbullimin e trupave ruse përgjatë kufirit të Ukrainës me argumentin se ky veprim cenon sigurinë e Evropës, ndërsa Rusia kundërshton anëtarësimin e Ukrainës në NATO-s, vend kufitar me të, pasi për Moskën mbërritja e trupave të aleancës në kufi, paraqet kërcënim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA