Mbajtja e maskave nuk respektohet! Vëzhgim në Tiranë, ndërsa po rriten me shpejtësi shifrat e infektimit

12/01/2022 15:19

Autobusët, institucionet, supermarketet janë ndër vendet ku nuk respektohet mbajtja e maskës, që është detyrim në vende të mbyllura dhe aty ku nuk ruhet distancimi fizik.

Mosrespektimi nga ana e individit dënohet me gjobë nga 30000-50000 lekë të vjetra, në rast përsëritje. Subjektet private e shtetërore gjobiten me 1 milion lekë të vjetra. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, kohët e fundit janë gjobitur 3 qendra tregtare, për mosrespektim të kësaj mase.

“Në autobusë nuk respektohen fare, që nga pasagjerët, te fatorino dhe shoferi. Të vjen tjetri të kollitet mu në fytyrë”, thotë një qytetar.

Edhe në zyra e supermarkete asnjë nuk mban maskë. Askund nuk respektohet. I kanë liruar fare masat. Të rinjtë sidomos nuk i vendosin maskat. Mendojnë se kanë sistem të fortë imunitar. Por ta bëjnë për prindërit dhe të moshuarit të paktën”, shprehen qytetarët.

Në Gjermani respektohet kjo masë, ndërsa këtu ja filmojeni vetë. Atje vendosin gjoba. I përdor shumë autobusët. Numërohen me gishtat e dorës njerëzit me maska”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA