Fier/ Arrestohet 33-vjeçari, dhunoi vëllanë dhe kunatën
12/01/2022 12:32
Një 33-vjeçar me inicialet P. O., 33 vjeç, banues në Levan, Fier, është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vëllait dhe kunatës së tij.
Po ashtu është proceduar penalisht shtetasin E. Xh., 39 vjeç, banues në Roskovec, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e këtij shtetasi në lagjen Nr. 1, Roskovec, u gjet dhe sekuestrua një aparat celular me të cilin dyshohet se ushtronte aktivitetin e paligjshëm të organizimit të lotarive të palejuara.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.
Top Channel