Vrasja e trefishtë në Gllogjan/ Njëri nga të arrestuarit lirohet nga paraburgimi 

11/01/2022 13:16

Një nga tre personat e arrestuar për vrasjen e trefishtë që ndodhi në Gllogjan të Deçanit është liruar nga paraburgimi me propozim të Prokurorisë së Shtetit.

M.M i është zëvendësuar masa e paraburgimit me masën e arrestit shtëpiak.

Në ditën e arrestimit, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Pejës, Agim Kurmehaj, tregoi se arrestimet janë kryer pas disa kërkimeve në vende të caktuara në lidhje me këtë ngjarje.

Të arrestuarve u është konfiskuar një pistoletë dhe një pushkë kallashnikov.

Mbrëmjen e 26 nëntorit, tre persona shoferi dhe dy nxënësit mbetën të vrarë nga të shtënat në drejtim të një autobusi në afërsi të fshatit Gllogjan të Komunës së Deçanit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA