Dy të rinj dhe babai i tyre janë vënë në pranga në Shkodër.
Ata veç mbajtjes së armëve me vete,realizonin video dhe i publikonin në rrjete sociale.
Gjatë operacionit të koduar “Investigation”,u vunë në pranga dy vëllezër me babanë e tyre dhe u sekuestruan 2.3 kg lëndë kanabis, një armë zjarri, fishekë luftarak, dy aparate celulare dhe një makinë.
“U arrestuan në flagrancë F. M., 18 vjeç, E. M., 21 vjeç (vëllezër) dhe babai i tyre, shtetasi G. M., 50 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Njësia Administrative Rrethina, Bashkia Shkodër. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e këtyre shtetasve u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 2 kg e 34 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 armë zjarri, fishekë luftarak, 2 aparate celulare dhe 1 automjet”, sipas policisë.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve“, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armë dhe shpërthyese dhe municionit” dhe “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.
Top Channel