Vdekja e Presidenti të Parlamentit Europian/ Rama: Avokat i zjarrtë i Shqipërisë, la boshllëk te kushdo që e njohu

11/01/2022 08:54

Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli që ndërroi jetë sot në moshën 65-vjeçare ka mbështetur procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, ndërsa ka vizituar vendin tonë dy vite më parë, në shkurt të vitit 2020.

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në “Facebook”, ka shprehur keqardhjen për ndarjen e papritur nga jeta të Sassolit.

Çfarë trishtimi! Miku ynë i mirë, Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, një europian i paepur, një italian krenar, një avokat i zjarrtë i Shqipërisë, gazetar i shquar dhe më pas politikan i respektuar nga të gjithë, ndërroi jetë befasisht duke lënë pas një boshllëk të ndjeshëm tek kushdo pati nderin e kënaqësinë ta njihte…

Addio caro David, riposa in pace”, shkruan kryeministri.

Politikani ishte sëmurë rëndë që prej më shumë se dy javësh duke anuluar çdo lloj aktiviteti. Sassoli ishte shtruar në një spital në Itali muajin e kaluar për shkak të komplikacioneve serioze me sistemin e tij imun.

Sassoli ndërroi jetë në orët e para të martën në një spital në Aviano”, shkroi në Twitter zëdhënësi i tij Roberto Cuillo.

Në shtator të vitit të kaluar ai u shtrua në një spital në Strasburg ku u trajtua për pneumoni, ndërsa sot, 65-vjeçari humbi betejën me sëmundjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA