Ministria ruse e Mbrojtjes ka publikuar një video që tregon ushtritë nga Rusia, Bjellorusia dhe Kirgistani duke ruajtur objektet strategjike në qytetin më të madh të Kazakistanit.
Presidenti Kassym-Jomart Tokayev thotë se një kontingjent i forcave të udhëhequra nga Rusia do të fillojë të largohet nga vendi i trazuar i Azisë Qendrore brenda dy ditësh.
Më herët, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka kritikuar dislokimin e 2.500 trupave të drejtuara nga rusët në Kazakistan.
Ndërsa zyrtarët në Moskë kanë theksuar se dërgimi i ushtarëve u bë në bazë të Traktatit të Sigurisë Kolektive, aleancës ushtarake euroaziatike mes pesë republikave ish-sovjetike dhe Rusisë.
Protestat në Kazakistan kanë shpërthyer javën e kaluar, për shkak të rritjes së çmimeve të gazit.
Dhjetëra persona llogaritet të kenë humbur jetën gjatë protestave të dhunshme të këtyre ditëve, por ende nuk ka një shifër të përditësuar për viktimat, të cilat përfshijnë dhe forca të rendit.
Top Channel