Një tërmet i fortë me magnitudë 6.5 të shkallës Rihter ka tronditur Qipron orët e para të mëngjesit.
Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare epiqendra e tërmetit u raportua 113 kilometra në perëndim të kryeqytetit Nikosia, ndërsa thellësia e tërmetit ishte 51 kilometra.
Sipas medieve izraelite, tërmeti është ndjerë në pjesë të ndryshme të vendit, si dhe në Greqi.
Lëkundjet, që zgjatën disa sekonda u ndjenë në të gjithë Qipron. Lëkundjet alarmuan banorët, por deri më tani nuk ka raportime për dëme material, por banorët janë janë
Qipro ndodhet në një zonë me aktivitet të lartë sizmik, ku pllaka tektonike euroaziatike takohet me atë afrikane.
Një tërmet 6.3 më 10 shtator 1953, vrau të paktën 40 njerëz dhe shkatërroi qindra shtëpi, kryesisht në zonën e qytetit të Paphos.
Top Channel