Rihapet debati për futbollin/ Ligji i sponsorizimeve, drejtuesit e kategorisë superiore takohen me ministren Kushi

11/01/2022 15:55

Ligji sponsorizimeve mbetet ende një pikë e pa plotësuar nga kërkesat e komunitetit të futbollit në emër të të gjithë sporteve në vend.

Një kërkesë e cila gati dy vite më parë solli edhe bojkotin e skuadrave të futbollit për rreth 2 muaj.

Takimi i i presidentit të futbollit Armand Duka me kryeministrin Edi Rama asokohe solli një premtim i cili më pas mbeti në mekanizmat teknik të hartimit të këtij ligji i cili ka hasur në pengesën e specialistëve të ministrisë së financave.

Këtë të martë presidenti i FSHF, një përfaqësi e presidentëve të Kategorisë Superiore dhe presidenti i Ligës Profesioniste zhvilluan një takim me ministren e sporti Evis Kushi.

 “Kërkesat tona mbeten të njëjta, nuk duam të hymë në detaje teknike thjesht të ketë një ligj sponsorizimi që sporti të mbijetojë për të krijuar standardet për fëmijët tanë, pasi sporti nuk është thjwsht një arë apo një kampionat, por një mënyrë jetese”, tha Armand Duka president i FSHF.

A rrezikon gjithë kjo heshtje dhe zvarritje e plotësimit të kërkesave ë në një tjetër bojkot të futbollit?

“Këtë herë kemi menduar të ndryshojmë taktikë tjetër në kërkesat tona duke filluar me ministren e linjës dhe kam shpresë se do ta çojë përpara”, tha Duka.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA