Kryesia e Partisë Socialiste u mblodh sot në drejtimin e Kryetarit Edi Rama për të miratuar projektvendimin për mbledhjen e Kongresit në datën 29 Janar.

Në këtë mbledhje u paraqit dhe drafti paraprak me propozimet për ndryshime në Statutin e PSSH-së.

Pas diskutimeve të zhvilluara nga anëtarët e Kryesisë dhe propozimeve përkatëse, Grupi i Posaçëm i punës për Statutin do të vazhdojë diskutimin në ditët e ardhshme për të hartuar dokumentin përfundimtar i cili do t’i paraqitet për miratim delegatëve të Kongresit.

Gjatë punimeve të Kongresit, paralelisht do të organizohet votëbesimi nga Asambleja Kombëtare për Sekretariatin Ekzekutiv të partisë.

Në Kryesi u diskutua gjithashtu për aktivitetin që do të zhvillohet në 15 Janar në kuadër të 30 vjetorit të Forumit Rinor Eurosocialist Shqiptar.

FOTO GALERI
3/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA