Një e re australiane që do të martohej së shpejti hartoi një mënyrë të pazakontë për të parandaluar që COVID-19 t’i prishte ditën e dasmës — duke tentuar qëllimisht të infektohej.
Një video ku ajo detajon realizimin e idese, ka marrë më shumë se 121 000 klikime në rrjetin TikTok. Të interesuarit pamjet mund t’i shohin këtu
Gruaja komenton: “Për 6 javë vjen dita e dasmës dhe unë akoma nuk jam infektuar me COVID,” ndërsa më tej e reja përqafon e puthet me të rinj e të reja në klubin e natës, madje pi nga gotat e tyre pa diskriminim. Video u postua të dielën nga përdoruesi @maddysmart31.
15-sekondat e pamjeve titulloheshin “Infektohu me COVID, jo me ndjenjat,” ku nusja në pritje takohet me burra e gra, dhe ndërrron me ta gotat e pijeve në klubin e nates në Melbourne.
Por video ishte postuar para se shteti australian i Victoria, ku gjendet dhe Melbourne, të njoftonte dje se do të mbyllë klubet e mbyllura të natës “për të parandaluar përhapjen e variantit Omicron.
Shumë përdorues të TikTok lavdëronin iniciativën e nuses për “strategjinë e saj të imunizimit”.
Në disa raste te tjera është raportuar për tentativa të qëllimshme kryesisht të të rinjve për t’u infektuar me Covid, me qëllim evitimin e vaksinimit të detyruar, kur kalimi i sëmundjes ishte arsye zyrtare përjashtimi nga injeksionet.
Dhe në fakt ekspertët kanë paralajmëruar publikun kundër infektimit të qëllimshëm pasi sipas tyre mund të kalohet lehtë por dhe në mënyrë të rëndë.
“Njerëzit që përpiqen të marrin virusin nuk duhet ta bëjnë pasi vala e infektimeve mund të kalojë edhe pa u infektuar,” ka thene epidemiologia Dr. Catherine Bennett Daily Mail Australia.
Top Channel