Kryetari i Grupit Parlamentar të Prtisë Socialiste Taulant Balla ka shprehur ngushëllime për ndarjen e parakohshme nga jeta të Presidentit të Parlamentit Europian, Davide Sassoli, në moshën 65-vjeçare.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Balla deklaron se Europa e Bashkuar ka humbur sot një luftëtar të madh të kauzave të saj përbashkuese dhe të solidaritetit.
Sipas Ballës, përpara zgjedhjes si President, David Sassoli drejtoi gjatë legjislaturës së kaluar edhe Grupin e Miqve të Shqipërisë.
“Kemi bashkëpunuar ndër vite me këtë mik të madh në dobi të mbështetjes së rrugës europiane të Shqipërisë. Ngushëllimet më të ndjera për familjen Sassoli. U prehsh në paqe President Sassoli”, shkruan Balla.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
Shumë i trishtuar për largimin e parakohshëm nga jeta të Presidentit të Parlamentit Europian David Sassoli. Europa e Bashkuar ka humbur sot një luftëtar të madh të kauzave të saj përbashkuese dhe të solidaritetit. Përpara zgjedhjes si President, David Sassoli drejtoi gjatë legjislaturës së kaluar edhe Grupin e Miqve të Shqipërisë.
Top Channel