Monika ngre disa dolli, nuk harron të japë edhe porosi të rëndësishme
11/01/2022 01:14
Mbrëmja e sotme është mbyllur me një darkë të shijshme për banorët
Në shtëpi është ndezur atmosfera festive dhe banorët po kënaqen në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Ka qenë Monika e cila ka vendosur që të ngrejë disa dolli që shkaktuan jo pak të qeshura.
Dollia e parë e saj iu dedikua Romeo Veshaj dhe Elgit Dodës, si një mënyrë për të rikujtuar këngën që Monika po pret të krijohet.
Dollia e dytë iu dedikua banorëve të shtëpisë.
Dollia e tretë iu dedikua Sabianit dhe disa të tjera që pasuan.
Shumë prej banorëve e ndoqën Monikën duke qeshur, e shumë të tjerë e shoqëruan në këtë moment.
Top Channel