Frika nga infektimi me covid 19 apo variantit të ri omicron ka sjellë fluks pacientësh.
Numri i personave të cilët kanë rezultuar pozitiv me coronavirus apo me variantin e ri omicron është më i lartë pas heqjes së kufizimeve për festat e fundvitit.
Gjithashtu numri i të infektuarve është shtuar më tepër pas daljes së administratës në punë apo dhe fillimi i kopshteve dhe shkollave.
Edhe pediatria ka pasur fluks të shtuar gjatë këtyre ditëve ku simptomat më të shpeshta janë temperaturë e lartë dhe kollë.
Personat e vaksinuar janë ata të cilët e kalojnë më lehtë infektimin, e ndërsa sa i takon procesit të vaksinimit ka një hermetizëm në dhënien e informacionin nga instancat përkatëse dhe e vetmja përgjigje që Top Channel ka marrë ka qenë marrja e informacionit nga faqja zyrtare e Ministrisë së Shëndetësisë.
Në Lezhë gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 6 raste të reja dhe 401 raste janë aktive.
Top Channel