Kryetari i Parlamentit Evropian, David Sassoli është shtruar në spital në Itali që prej 26 dhjetorit për “komplikime serioze” që lidhen me sistemin e tij imunitar, tha zyra e tij sot.
Të gjitha aktivitetet e tij zyrtare janë anuluar. Sassoli, një politikan italian i qendrës së majtë, u trajtua gjithashtu në një spital francez për pneumoni në shtator.
“Ky shtrim në spital ka qenë i nevojshëm për shkak të një komplikimi të rëndë për shkak të mosfunksionimit të sistemit imunitar”, thuhet në njoftim.
Sassoli (65) është kryetar i parlamentit që nga 2019. Mandati i tij skadon këtë muaj dhe nuk pritet të zgjatet. Për shkak të sëmundjes, ai nuk ka mundur të kryesojë parlamentin në Strasburg në javët e fundit dhe ka humbur ngjarjet vjetore të Komisionit Evropian për gjendjen e BE-së në shtator.
Top Channel