“Jam shumë e ngarkuar psikologjikisht”/ Edukatorja nuk paraqitet në sallën e gjyqit, i shpreh ngushëllimet familjes së 3-vjeçarit që u mbyt në kopsht

11/01/2022 14:00

Edukatorja Redina Binjaku, që ndodhej në punë ditën që 3-vjeçari u mbyt në një kopsht privat në Fier ndodhet nën arrest.

Në seancën gjyqësore, që mbahet sot, Binjaku kërkoi të përfaqësohet nga avokati i saj.

“Jam shumë e ngarkuar psikologjikisht prej situatës, në të cilën ndodhem. Për këtë shkak, nuk mund të marr pjesë në zhvillimin e seancës për vlerësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurimit personal”, shkruan edukatorja në letrën drejtuar gjykatës.

Gjykata e vlerësoi të ligjshëm arrestimin në flagrancë të edukatores Redina Binjaku e dyshuar për veprën penale të shkeljes së rregullores në punë  dhe caktoi  masën se sigurimit “Arrest me burg” me afat 30 ditë sa të shqyrtohet çështja.

Familjarët e 3 vjeçarit kërkojnë drejtësi për djalin e tyre pasi nuk besojnë që është mbytur aksidentalisht. Të prekur dhe në lot, nëna dhe daja i djalit thanë se nuk janë të kënaqur me hetimet dhe kërkojnë takim me prokurorin gjë që deri tani nuk ka qenë e mundur.

Daja: Asnjë prind mos e paftë këtë hall që na ka rënë, e çuam fëmijën në çerdhe si të tjerët na vjen lajmi se na i kishin vrarë fëmijët, na e kanë mbytur na thanë, gjoja është mbytur fëmija vetë. Shkoni kontrolloni në një vend që është 60 pond lartësia, ndërkohë që fëmija është mbi 8.90 pond, shkoni verifikojeni. Dhe po ka mundësi të mos jetë kështu do ju ulem të gjithëve. Ata thonë që fëmija është mbytur tek një kapëse që po a kapësh të mbetet në dorë. U shokuam kur pamë lartësinë.

Mamaja: Presidenti i kopshtit na tha që do na nxjerrë të vërtetën kopshti sot është i hapur, më ka thënë që ka kamera, kaq njeri i pashpirt. I kam kërkuar presidentit të më nxjerrë të gjitha mësuesit çfarë më thoshte njëra nuk thoshte tjetri

Gjyshi: Atje ka dhe fëmijë autikë, gjërat të venë deri në fund.

DajaNuk kemi ardhur për luftë, këta nuk na pritën pa pikë turpi, nuk do vrisnin prokurorin ne, ata na vranë ne. zoti prokuror mendo se është një fëmijë 3-vjeçar, i bëj thirrje dhe kryeministrit ta shohë këtë çështje, se me këta prokurorë nuk kemi besim. Duam të themi tek prokurori që nuk jemi dakord për hetimin e çështjes, por ai është në anën tjetër. Dua vetëm të zbardhet ngjarja.

Mamaja: Edukatorja më ka marrë mua të parën dhe më tha është mirë është mbytur me litar të bluzës.

Vendi ku fëmijët vendosnin xhupat e ku 3-vjeçari dyshohet se është mbytur

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA