Një i ri, i dënuar me 2 vite e 8 muaj burg, për armëmbajtje pa leje është arrestuar këtë të martë në Kakavijë.
Ndaj Surjat Rroshi, 20 vjeç rëndon vepra penale e “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
20-vjeçari dyshohet si një nga autorët e ngjarjes së datës 28 dhjetor 2021, në fshatin Kakavijë, ku u gjetën 44 kilogramë e 500 gramë lëndë narkotike cannabis sativa, 4 kallëpe me lëndë plasëse, kapsolla detonatore dhe fitil zjarr përcjellës, në tentativë për t’i trafikuar në shtetin grek, njofton policia.
Materialet në ngarkim të shtetasit Surjat Roshi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Mbajtja dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Trafikim i lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim dhe “Trafikim i lëndëve plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktive” kryer në bashkëpunim.
Top Channel