Firmoset marrëveshja për mbrojtjen kibernetike, Balluku: Udhërrëfyes për forcimin e sigurisë së sistemeve digjitale

11/01/2022 11:14

Shqipëria nënshkroi këtë të martë marrëveshjen me kompaninë amerikane “Jons Group International” për forcimin e sigurisë kibernetike dhe rritjen e infrastrukturës dixhitale.

Në fjalën e saj, Belinda Balluku tha se kjo marrëveshje do të shërbejë si udhërrëfyes i strategjisë për forcimin e sigurisë së sistemeve tona dixhitale.

Ministrja theksoi se në kohën kur po dixhitalizoheshin shërbimet për t’i dhënë qytetarëve mundësinë të mos përballen me pritjet e gjata në radhë, ekspozohemi ndaj sulmeve kibernetike.

Sipas saj, sfida më e madhe sot është siguria kibernetike, linja e fundit e mbrojtjes mes informacionit tonë më jetik dhe sulmit kaotik.

Sulmet mund të jenë të brendshme apo të jashtme dhe nuk bëjnë dallim mes vendeve shumë të mëdha apo të vogla. Sulme kibernetike ndodhin çdo 14 sekonda në botë. Qeveria Shqiptare është  e vetëdijshme për rrezikun që paraqesin sulmet kibernetike dhe rrjedhja e informacioneve. Ne po ndërmarrim sot një qasje proaktive ndaj sigurisë kibernetike. Sot kemi nderin të kemi përfaqësues të Jones Group”, tha ajo.

Ministrja Balluku theksoi më tej se në kuadër të dy marrëveshjeve me SHBA-në, do nënshkruhet marrëveshja si udhërrëfyes për mbrojtjen e sigurisë dixhitale.  Ajo mendon se një gjë e tillë do t’i mundësojë vendit tonë të bëjë një skanim të plotë të sistemeve tona për të vlerësuar sa të rrezikuar janë nga sulmet kibernetike.

Do dizenjojmë strategji edhe për ndërgjegjësimin e atyre që menaxhojnë të dhëna sensitive por edhe qytetarët për ndarjen e të dhënave të tyre personale. Qeveria po ndërmerr hapat e nevojshëm për të garantuar sigurinë e të dhënave të tyre“, tha ajo.

Personalitet i ushtrisë dhe i politikës amerikane, James Logan Jones Jr, themeluesi i kompanisë “Jones International” me të cilën qeveria shqiptare firmosi sot marrëveshjen për mbrojtjen kibernetike, tha se suksesi që do të arrihet në këtë drejtim do të jetë transformues. Ai tha se kjo marrëveshje do të sjellë shkallë të lartë sigurie, si dhe do të hapë vende të reja pune.

Për kryeministrin Edi Rama bashkëpunimi për ngritjen e një qendre kombëtare sigurie për mbrojtjen kibernetike, do të jetë edhe një vlerë e shtuar për NATO-n.

” Ky lajm sot është shumë i mirë për ata që u lënduan nga dalja e të dhënave personale. Ishte një e keqe që nuk erdhi vetëm për keq pasi shqiptarët panë me sytë e tyre një problem të cilin sot e kemi më të lehtë se dje që ta adresojmë në aspektin e marrëdhënies ligjore dhe morale të shumë punëdhënësve me shtetin dhe punonjësit. Qytetarët përjetuan edhe efektet negative të një sulmi mbi sistemin çka e bën marrëveshjen e sotme edhe më të mirëseardhur për ta”, tha Rama.

Ai theksoi se ajo çfarë ndodhi me listën e pagave na jep mësimin që nuk janë vetëm sulmet anonime kibernetike ndaj të cilave ne duhet të jemi të mbrojtur, por janë edhe sulmet nga brenda të personave të infiltruar, të paguar apo qoftë të papërgjegjshëm.

Unë e vlerësoj shumë aspektin e marrëveshjes sonë për një hapësirë shumë të reduktuar për personat që bëjne dëm. Rrjet mbrojtje dixhitale do të vihet në dispozicion. Aftësia e cilido individi për ta penetruar sistemin do të jetë shumë e kufizuar pasi do të ketë shumë mure mbrojtëse. Është një lajm shumë i mirë edhe për ata që u lënduan padrejtësisht nga dalja e listës së pagave. Ajo e keqe nuk erdhi vetëm për keq por, të gjithë shqiptarët panë me sytë e tyre një problem siç është ai i deklarimit të pagave”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA