Protesta në selinë e PD/ Godole: Ndërhyrja e policisë ishte me vonesë, përse zgjati aq shumë?

10/01/2022 22:32

Sekretarja e PD për të përndjekurit politik, Jonila Godole ka folur për protestën në PD duke thënë se ndërhyrja e policisë ishte me vonesë.

Sipas saj, mund të kishte ndërhyrë para se të bëhej kërkesa nga deputetët e PD sepse kishte njerëz që goditeshin me gurë.

Godole: Për mendimin tim, policia ka ndërhyrë shumë vonë. Nuk ka lidhje nëse është PD apo jo. Ishin njerëz që po goditeshin me gurë dhe policia e ka për detyrë që të ndërhyjë. Përse zgjati kaq shumë kur ishte duke i parë? Nuk e di. Kujt i intereson kjo gjë? Mendoj se kjo gjë i ka interesuar vetëm Edi Ramës. Policia ka qenë në çdo protestë. Kur merret njoftim për dhunë, policia aty rri. Pse nuk ndërhyri?

Gjata: Ishte marrëveshja e tillë.

Godole: Pamë një show të turpshëm. Policia ndërhyri me vonesë.

Top Channel