Ndërhyrja e policisë, Zekthi: Lejoi njerëzit të hyjnë me leva në një protestë paqësore

10/01/2022 22:46

Në emisionin “Open” u diskutua rreth protestës së 8 janarit dhe ndërhyrjes së policisë për shpërndarjen e protestuesve.

Flamur Noka tha se policia ishte thirrur për të mbrojtur Bashën që ndodhej brenda bunkerit, për të cilin i referohet godinës së selisë blu.

Ndërsa Fitim Zekthi u shpreh se policia është në prag të shpërdorimit të detyrës sepse lejoi që njerëzit të përdornin leva në një protestë që thuhej se ishte paqësore.

Noka: Luli e ka dhënë vulën me qera.

Godole: Do bëjmë gallatë tani?

Noka: Zotëria që e ka peng ndërhyri për ta shpëtuar sepse policia, puna e parë kur ka një personalitet, bën evakuimin kur ka një situatë rreziku. Ç’punë kishte të mos bënte evakuimin? Pse? Se ishin thirrur të mbronin bunkerin.

Zekthi: Policia është në prag të shpërdorimit të detyrës se lejoi njerëzit të hyjnë me leva, me varre. Nuk duhet të lejohet që në një protestë që thuhet të jetë paqësore, të shkojnë njerëzit me hunj. Kjo është qesharake. Policia nuk duhet ta lejonte këtë gjendje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA