Betonieret ndalohen ditën/ Bashkia nuk do lejojë lëvizjen e mjeteve të rënda

10/01/2022 14:59

Bashkia e e Tiranës ka vendosur të mos lejojë qarkullimin e mjeteve të rënda dhe betoniereve gjatë ditës  në rrugët e Tiranës ndonëse ka hasur në kundërshtinë e shoqatës së ndërtuesve.

Kryetari i bashkisë Erion Veliaj ka shpjeguar se kjo bëhet për mbarëvajtjen e procesit mësimor  dhe lehtësimin e lëvzjes së automjeteve në orët e para të mëngjesit kur prindër e fëmijë nxitojnë sa për në shkollë e në punë.

Ne kemi marrë disa vendime të vështira, por të drejta dhe detyra ime e kërkon, ashtu sikurse edhe detyra juaj nesër, që jo të merrni vendimet më popullore, por edhe vendime të vështira të cilat mërzisin disa njerëz, por janë për të mirën e përbashkët. Një prej këtyre vendimeve është që ne kemi ndaluar totalisht makinat e rënda, siç mund të jenë kamionët, apo betonieret gjatë kohës kur ka aktivitet mësimor; pra ndalohen nga ora 07:00 e mëngjesit deri në 20:00 të darkës. Pyetja është: A është vendim i drejtë? Unë them se po! Betoni mund të hidhet edhe natën, hekuri mund të shkarkohet edhe natën, ndërkohë shkolla është me detyrim, fillon në orën 08:00, kopshtet hapen që në orën 06:30, çerdhet hapen që në orën 06:30, sepse ka prindër që duhet të jenë në punë në orën 7:00. Kemi marrë një vendim që ka hasur shumë kundërshtime, me siguri do të përfundojnë edhe në gjykatë si shumë prej këtyre vendimeve të Bashkisë së Tiranës, por them se është vendim i drejtë”, tha Veliaj.

Veliaj ishte në një takim me drejtues të shkollave të mesme ku i ftoi të aplikojnë për projekte me fokus mbështetjen dhe fuqizimin e të rinjve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA