Një dëshmi se Edi Rama po mbron krimin e vet për vjedhjen e zgjedhjeve, e ka cilësuar nënkryetari i PD-së, Enkelejd Alibeaj vendimin e gjykatës për të nxjerrë nga burgu katër të dyshuarit si autorë të publikimit të pagave të mbi 670 mijë shqiptarëve.

Vendimi i sotëm, në thelb, vulos me pafajësi një nga krimet më të mëdha të Edi Ramës në lidhje me zgjedhjet dhe një nga skandalet me të mëdha të kësaj qeverie në lidhje me privatësinë dhe sigurinë e të dhënave personale të qindra mijëra shqiptarëve.

Vendimi i sotëm i gjykatës është dëshmi e qartë se autoret e publikimit të të dhenave, përfshirë dhe atë të patronazhistëve janë kryeministri dhe vartësit e tij. Nuk ka asnjë shpjegim juridik apo logjikë normale që të justifikojë gjykimin në gjendje të  lire për 4 personat që kryen krimin, i cili i ka shërbyer para së gjithash, Edi Ramës”, tha Alibeaj, në një deklaratë për mediet.

Sipas Partisë Demokratike, që në fillim të shpërthimit të skandalit, Edi Rama u përpoq ta zvogëlojë përmasën e skandalit, ndërsa sot, “me tentakukat e tij në sistemin e drejtësisë, doli hapur dhe liroi 4 personat, që akuzohen zyrtarisht për publikimin e të dhënave”.

Gjykata e Tiranës caktoi sot masën “detyrim paraqitje për eksperten e IT-së tek Tatimet, Eni Qirjakon dhe “arrest shtëpie” për tre të arrestuarit e tjerë, ekspertin tjetër të IT tek Tatimet, Andi Agaraj dhe dy përmbaruesit privatë Klodian Sota dhe Endri Ikonomi.

Dy prej tyre akuzohen se shpërdoruan detyrën dhe dy të tjerët se ushtruan korrupsion duke blerë të dhënat personale të 650 mijë shtetasve shqiptarë mes tyre edhe listat e pagave që në mbyllje të dhjetorit u bënë virale.

Specialistja e IT pranë Akshi, Eni Qirjako në gjashtë episode ia ka kaluar përmes e-mailit zyrtar pagat e shqiptarëve Agarait, ky i fundit ia shiti për 20 mijë lekë Sotës dhe Ikonomi, ndërsa zinxhiri nuk mbyllet këtu.

Sa i takon skandalit të dytë të publikimit të targave, zonja Imeraj  përmendi se është sekuestruar edhe një server tjetër.

Pasi ishte punësuar në korrik të vitit 2020, dy muaj më vonë Qirjako rrëfen se deri në prill ia kaloi pagat kolegut Agaraj. Kur skandali u bë publik, ajo kuptoi që data dhe ora dhe data e krijimit të File në Excel përkonte me të njëjtën kohë që këto të dhëna i kishte përcjellë në ëetransfer.

Për këto fakte, ajo ka vënë menjëherë në dijeni eprorin e saj Ervin Muça, Drejtor i IT-së në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, i cili po procedohet në gjendje të lirë.

 

 

Top Channel