Urgjencat mbushen prej Covid 19, në Lezhë dhjetëra të sëmurë kërkojnë ndihmë
09/01/2022 11:50
Gjatë ditëve të para të këtij viti ka patur një numër më të lartë të personave që janë paraqitur pranë urgjencës në spitalin e Lezhës për të marrë ndihmë mjekësore.
Mjeku Martin Marku bën me dije se simptomat më të shpeshta janë shenjat e gripit të zakonshëm por edhe të Omicron.
Gjithashtu ai i bën apel qytetarëve që fillimisht të marrin medikamente të lehta apo mund të drejtohen edhe tek mjeku i familjes për sim0ptoma që mund të trajtohen edhe në shtëpi për të shmangur fluksin e lartë në urgjencë.
Mjekët apelojnë që të kenë kujdes të shmangin grumbullimet e panevojshme dhe të përdoret maska në ambiente të mbyllura.
Top Channel