Bizneset që kanë nëndeklaruar pagat kanë marrë tashmë letrën këshilluese nga Tatimet ku u kërkohet ta vetërregullojnë atë deri më 20 janar, në të kundërt sipas përmbajtjes së saj do t’i nënshtrohen një hetimi të thelluar për evazion fiskal.

Mosdeklarimi real i pagave është vepër penale dhe rrjedhja e të dhënave me pagat pak ditë më parë zbuloi edhe nivelin e lartë të informalitetit në ekonomi.

Kjo sipas ish-zv/drejtori i Tatimeve Flobenc Dilaveri dëshmon dobësinë e institucioneve në luftën ndaj evazionit.

“Këto letra kanë qenë në duar të administratës tatimore në çdo second. Pra, nëse ka pasur nivele të caktuara informaliteti ato duhet të ishin luftuar me kohë. Nuk kemi pse presim për tu krijuar një problem i madh kombëtar, publik pastaj të reagojë administrata. Në një ekonomi ku informaliteti është përditë prezent patjetër që mund dhe duhet disi arbitrariteti dhe dorë e fortë e shtetit”, tha Flobenc Dilaveri, ish-nëndrejtor i Tatimeve.

Edhe pse kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar 20 janarin si afatin e fundit për bizneset për zbardhjen e pagave të fshehta, tatimet nuk kanë ende një plan të detajuar të qasjes që do të ndjekin.

“Duhet një plan i qartë dhe mbi të gjitha tatimet duhet të kuptojnë detyrat e tyre sepse vitet e fundit lëvizjes të administratës në nivele të caktuara të drejtuesve të papërgjegjshëm, vetë administrata ka qenë e çakorduar dhe duhet që ata të fitojnë qetësinë. Unë do ta suportoja shumë administratën tatimore që ku ka indicie të shkojë deri në fund se nëse nuk bëhen disa shembuj të disa subjekteve që bëjnë evazion, falsifikojnë apo kryejnë vepra penale në fushën fiskale ne asnjëherë nuk do mund të notojmë në ujëra të qeta”, tha Flobenc Dilaveri, ish-nëndrejtor i Tatimeve.

Sipas Dilaverit një nga arsyet kryesore që bizneset dhe individët bëjnë evazion fiskal lidhet me barrën e rëndë nga taksat dhe ndryshimet e shpeshta fiskale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA