Rikthehet Lufta e Ftohtë, Rusia dhe aleanca e saj tregon forcën ndaj NATO në Kazakistan

09/01/2022 22:03

Protestat e dhunshme në Kazakistan kanë sjellë disa nga përplasjet më të egra mes ushtrisë dhe protestuesve, duke bërë mbi 160 të vdekur dhe mijëra të arrestuar.

Rreth 5 800 njerëz janë arrestuar për tu marrë në pyetje u shprehë burime nga presidenca, ndërsa shuam të tjerë janë cilësuar si me nacionalitet të huaj, pa theksuar informacione të tjera.

Çmimet e energjisë ngritën në protesta qytetarët e zonës perëndimore të vendit, por u përhapën me shpejtësi ën të gjithë qendrat e mëdha, ndërsa zona më e nxehtë cilësohet ajo e Almaty-it.

“Gjendja është stabilizuar në të gjitha rajonet e vendit, ndërsa forcat e sigurisë po vazhdojnë operacionet e pastrimit në të gjithë vendin” – ishte deklarata pas takimit emergjent të presidentit Tokayev.

Ndërkohë, kriza ka marrë përmasa të gjeopolitikës globale, pas ndërhyrjes edhe të forcave ushtarake të Rusisë. Tokayev ka falënderuar Organizatën e Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO) të udhëhequr nga Moska për dërgimin e trupave për të ndihmuar në përballimin e trazirave.

CSTO ka dërguar disa mijëra trupa në Kazakistan, duke përfshirë parashutistët rusë, të cilët kanë siguruar vende strategjike.

Tokayev thotë se vendosja do të jetë e përkohshme, por Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken paralajmëroi të premten se Kazakistani mund të ketë vështirësi për t’i kthyer ata mbrapsht.

“Unë mendoj se një mësim në historinë e kohëve të fundit është se kur rusët janë në shtëpinë tuaj, ndonjëherë është shumë e vështirë t’i detyrosh ata të largohen,” u tha Blinken gazetarëve.

Tensionet midis Moskës dhe Perëndimit janë në nivelet më të larta të pas Luftës së Ftohtë për shkak të frikës për një pushtim rus të Ukrainës, me bisedimet midis Rusisë dhe SHBA-së që do të zhvillohen në Gjenevë të hënën, pas një darke pune të dielën në mbrëmje.

Rusia ka përjashtuar çdo lëshim në bisedime.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA