Humbja në debutim është ogur i mirë për Kombëtaren? Maran “ngushëllohet” me historinë, por thyen një rekord negativ… Kryeministri Rama ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me demokratët për të folur rreth situatës në Partinë Demokratike, ku mbështetësit e thirrur nga Sali Berisha nuk hezituan të shqyenin derën e të thyenin xhama për të hyrë brenda selisë blu.
Teksa protestuesit hynë në katin e parë dhe dhuna po agravonte, Lulzim Basha kërkoi ndihmën e policisë, e cila ndërhyri menjëherë për të shpërndarë protestuesit. Kryeministri thotë se meritojnë falenderim dhe respekt sepse shmangën tragjedinë dhe mbajtën standardin e njëjtë si për mbrojtjen e godinës së qeverisë.
Edi Rama: Për herë të parë në historinë e vet, policia është sfiduar me potencialin e gjakderdhjes për shkak të një kacafytje në oborr. Policia e stërvitur në tërë këto vite për të përballuar këtë lloj materie politike, këtë lloj qasje dhe drejtimi politik që e përfshin dhunën si mjet në agresionin ndaj godinave, dje meritoi respektin e të gjithëve dhe sot meriton një falenderim të posaçëm sepse mbajti të njëjtin standard siç e ka krijuar në mbrojtjen e godinës së qeverisë nga kjo materie, nga kjo prurje, nga kjo turmë e cila dje ishte e ndarë përgjysmë, njëra pjesë brenda, njëra pjesë jashtë godinës dhe sulmet e të dy palëve pasi u shmang tragjedia.
Gjërat u kthyen në një farë normaliteti janë një shëmbëlltyrë e një të vërtetë të hidhur se të dyja këto kufoma janë shumë larg idesë së shtetit, kulturës së respektit për institucionet sepse janë e njëjta mbetje e ndarë përgjysmë.
Duke qenë se ky është një bashkëbisedim do të doja që të vazhdoja t’i drejtoja këto aspekte të kësaj teme duke i referuar atyre që kanë shkruar.
Top Channel