Kryeministri Edi Rama paraditet e të Dielës ia kushtoi demokratëve duke biseduar me ta online, për dhunën e të shtunën në selinë e PD.

Sali Berishën dhe Lulzim Basha i quajti dy kufoma politike, dy udhëheqës të karvanëve mesjetare, që luajnë kështjellash. E etiketoi Lulzim Bashëm administrator i pronës së Berishës. Këta dy persona tha Edi Rama po shkatërrojnë një aset si opozita për shkakun se nuk fitojnë dot më PS dhe janë një pakicë në popull.

Rama: Ngjarje e pa ndodhur kurrë në historinë e botës. U shmang kafshimi përgjakshëm. Mund të kishte degjeneruar.

Këtë zhvillim në PD Edi Rama e komentoi si jo argëtim apo fërkim duarsh prej tij.

Rama: Ky zhvillim godet vendin dhe shoqërinë. Ngrehinën politikë të Shqipërisë. Kjo shkon përtej shkatërrimit të një kundërshtari politik. Dëmton institucionin e opozitës. Për mua është nevoja për paqe dhe urtësi për opozitën si boshti i pazëvendësueshëm.

Me një ton kritik të fortë Edi Rama bëri përgjegjës dyshen Berisha-Basha.

Rama: Këta dy personazhe e njëjta mbetje e një partie të pariciklueshme për të ardhmen. Këta të dy janë njëri të ndarë në dy pasqyra. Ata të dy luajtën me gjakun e demokratëve për të marrë e mbrojtur kështjellën. Të dy gati të sakrifikonin njerëzit. Unë nuk e mbroj Lulim tim, nuk kam asnjë respekt për Lulin tim e Saliun tim. Pengmarrës të skendës demokratike të vendit tim. Në cilin pyll në cilin xhungël ka ndodhur të sulmohet opozita. Kacavjerrje me shkallë si jenicerë. Mungonin vetëm kovat me zift.

Edi Rama e shikon si një të keqe të madhe mospasjen e opozitës në Shqipëri.

Rama: Ky vend nuk ka opozitë. Ka kohë që nuk ka opozitë. Një opozitë që të sfidon fizikisht është e destinuar të humbasë. Nuk është opozitë të flasësh për armiq. Nuk mund të përdorësh fikse zjarri për të mbrojtur demokracinë, përdoren zgjedhjet, sfidat, urdhëro mat forcat. Apo dhënë hu atyre që hynë nga penxheret. Udhëheqës të karvanëve mesjetare.

Kryeministri bëri këtë koment për qasjen e policisë përballë situatës së dhunshme në PD.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA