Pas protestës së dhunshme, Basha nga selia blu: Nuk pati gjakderdhje, por Berisha nuk e fshehu dot eksitimin ndaj dhunës

09/01/2022 15:35

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat nga selia blu u shpreh se sot nuk është një ditë për të festuar, por për fat të mirë nuk pati gjakderdhje siç deshi Sali Berisha.

Lulzim Basha tha se Sali Berisha u eksitua nga dhuna që u ushtrua dje, ndërsa nuk e fshihte gëzimin kur njerëzit lëndoheshin.

“Sot është një ditë bilanci i ditës së djeshme tragjike për demokratët dhe shqiptarët dhe nëse ndodhem këtu prej pothuajse pa pushim që nga ngjarja bashkë me bashkëpunëtorët e mi, nuk mund të ndaj asgjë tjetër me demokratët veçse trishtimit të thellë për atë që ndodhi dje. Sot nuk është ditë për tu krenuar apo për të qeshur, siç bëri ai që ishte pak më përpara. Nuk është ditë për të vallëzuar mbi rrënojat e dhunës të një agresioni që s’ka asgjë të përbashkët me demokratët dhe vlerës e familjes tonë. Është një ditë për të përsëritur: provat janë para gjithë demokratëve se qëllimi i vetëm i Berishës është se nëse nuk e merrte PD nën mbrojtje pasi u shpall non grata atëherë PD nuk meritonte të ekzistonte.

Kryesia dhe demokratët qëndruan fort për vlerat tona, nuk mund të marr peng shpresat e qindra mijëra demokratëve, votuesve tanë, të cilët shohin te PD të vetmin burim shprese. Sot nuk mund të kem buzëqeshje në fytyrë. Dje nuk pati gjakderdhje ashtu siç dëshironte dhe kishte planifikuar Berisha me një grusht kriminelësh, me demokratë të manipuluar të cilët i përdori si fasadë. Dje nuk u derdh gjak për fat të shqiptarëve.”, tha Basha. 

FOTO GALERI
5/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA