Nuk trajtuan siç duhet kafshët, banorët humbin provën javore
09/01/2022 15:27
Prova javore zyrtarisht konsiderohet e humbur për banorët.
Ditën e djeshme shtëpia u kthye në një fermë kafshësh, për të cilët banorët duhet të kujdeseshin.
Edhe pse gadishmëria e tyre ishte e madhe, “Vëllai i Madh” ka gjykuar se kafshët nuk janë trajtuar në mënyrën më të mirë të mundshme.
Për këtë arsye, kafshët do të largohen nga shtëpia që ditën e sotme dhe prova javore do të cilësohet si e humbur.
Prej këtij shkaku banorët nuk kanë nguruar të shprehin mërzinë dhe shqetësimin.
Top Channel