“Në cilën xhungël bën vaki?” Rama: Ndihem i turpëruar si shqiptar kur më pyesin miq e personalitete nëse është lajm i rremë

09/01/2022 12:50

Kryeministri Rama ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me demokratët për të folur rreth situatës në Partinë Demokratike, ku mbështetësit e thirrur nga Sali Berisha nuk hezituan të shqyenin derën e të thyenin xhama për të hyrë brenda selisë blu.

Në një moment, Rama flet i shqetësuar për situatën në selinë e PD duke thënë se është e paimagjinueshme dhe nuk ka bërë vaki në asnjë vend që mbështetësit të sulmojnë godinën e partisë së tyre. Ndaj tha se është i turpëruar si shqiptar kur e marrin miq të pyesin nëse lajmi i protestës është i rremë apo jo.

Edi Rama: Nuk është personale kjo, nuk është as partiake, është shoqërore, është shqiptare, njerëzore, nuk mund të jemi vend që na tregojnë me gisht si njerëz me bisht që merr dhenë lajmi se mbështetësit e opozitës sulmuan godinën e partisë së tyre. Ku ka bërë kjo vaki? Në cilin pyll? Në cilën xhungël ka bërë vaki kjo? Është e paimagjinueshme, Ndihem i turpëruar si shqiptar kur më marrin miq, personalitete e më pyesin a është lajm i rremë. Nuk e kuptojnë njerëzit se çfarë janë ata që kacafyten me shkallë, me cekic, varre, matrapik e me gurë e ca dreqin hidhej nga lart. Mungonin vec kovat me zift që të hidheshin nga lart.

Top Channel