Mbështetësit e Berishës pushtojnë zyrat e PD, prestigjiozja “Kathimerini” përshkruan përplasjen brenda forcës më të madhe politike opozitare

09/01/2022 18:18

Prej të shtunës në mbrëmje dhe gjatë gjithë ditës së dielë thuajse të gjitha mediat greke, faqet elektronike të gazetarëve, kanalet televizive dhe portalet e vendit kanë pasqyruar me hollësi ngjarjet e dhunshme të zhvilluara brenda dhe jashtë selisë së PD në Tiranë.

“Mbështetës besnike te Sali Berishës” -thekson gazeta – “tentuan të pushtonin me dhunë zyrat e partisë, por u ndeshen dhe u sprapsen nga anëtarët e partisë me lider Lulzim Bashen dhe ndihmën e policisë”.

Sipas “Kathimerini”, Sali Berisha, themeluesi i Partisë Demokratike, ka nisur së fundmi një fushatë për rrëzimin e pasardhësit të tij, Bashës, pjese e saj, edhe kjo përpjekje e paprecedent e pushtimit me dhunë të zyrave te kësaj partie.

Gazeta “To Vima” thekson nga ana e saj se protestuesit kane rrethuar godinën, duke kërkuar dorëzimin e zyrave nga ana e Bashes, i cili sipas Berishës është pushuar me procedura ligjore nga kryesia e partisë.

Me titull “Incidente të rënda në Shqipëri nga konfrontimet ne Partine Demokratike”, Gazeta e Redaktoreve, pasi përshkruan ngjarjet e dhunshme, ve ne dukje faktin se sulmi u krye nga mbështetësit e ish-presidentit shqiptar Sali Berisha, i cili u përjashtua nga partia një vit më parë me akuzën e korrupsionit, ndërsa është shpallur per te njëjtat arsye i padëshirueshëm ne SHBA.

Edhe e majta “Documento”, bën fjale ne faqen e saj elektronike per përplasjet brenda gjirit te konservatoreve shqiptare, qe sic thekson, me protagonist ish-presidentin dhe kryeministrin Sali Berisha, kane marre përmasa kaotike me incidente të dhunshme, kërcënime dhe nje retorike te ashpër.

Televizioni privat ANT1 i karakterizon ngjarjet ne PD ‘si një “lufte civile” me përmasa te pabesueshme, midis mbështetësve te Sali Berishes dhe Lulzim Bashes. Ndërsa edhe kanali publik ERT ka publikuar pamjet nga tensioni i krijuar mes përkrahësve te partisë demokratike, por edhe demet qe janë shkaktuar ne godinën e kësaj force politike, pas përplasjeve te dhunshme.

Top Channel