Komisioni i Rikthemelimit ka njoftuar se rreth orës 14:00 do të mbërrinte në selinë e PD për të dhënë një deklaratë për mediat.
Por derës hyrëse në selinë e PD i është vënë dryni. Ndërkohë, situata në selinë e Partisë Demokratike një ditë pas protestës së organizuar nga Sali Berisha dukej e qetë. Mbetet për tu parë se si do të veprojë Komisioni i Rithemelimit pas kyçjes së derës.
Ndërkohë që ka nisur pastrimi i godinës, pamjet e shkatërrimit janë ende të dukshme.
Ndër të tjera, 34 persona janë arrestuar dhe 18 janë proceduar penalisht pasi akuzohen se ushtruan veprime të dhunshme gjatë protestës në selinë e Partisë Demokratike. Mes të proceduarve penalisht janë edhe Gazment Bardhi e Flamur Noka.
Burime për gazetaren Anila Hoxha bëjnë me dije se janë arrestuar: Shaban Halili, Gentjan Lamnica, Agron Gjura, Xhevahir Georgiev, Alban Zaimi, Arkimed Lushaj, Hajredin Gjura, Denis Luku, Valdrin Dervishaj, Arben Dervishaj, Orges Dervishaj, Qendrim Dervishaj, Arben Dervishaj, Selman Krasniqi, Albano Sotolaj, Ber Begeja, Duleman Marku, Mirash Rrathtori, Emiliano Çekini, Gjon Pepaj, Klavdo Çekini, Armando Çardaku, Agustin Pali, Oltion Zenelaj, Albi Peti, Arian Mezini, Ardian Myrto, Ylli Gosturani, Armando Alldervishi, Vendim Demaj, Afrim Deda, Sokol Ndreu, Orian Meta dhe Stivi Luku.
Disa akuzohen për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, ndërsa të tjerë akuzohen për veprën penale “Shkelja mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”.
Ndërsa personat që u proceduan penalisht për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Shkatërrimi i pronës”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Shkelja mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”, janë:
Gazment Bardhi, Flamur Noka, Resul Fidani, Jurgen Rexhepi, Dritan Konda, Arif Bicprendi, Ergys Hoxha, Irel Elezi, Azem Çira, Dori Alikaj, Aleks Marku, Argjend Ferati, Ismail Ferati, Senad Gucija, Julzim Kokomani, Zyber Kokomani, Armand Lekgegaj dhe Gjok Nikolli.
Top Channel