I dënuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, ndalohet në Morinë shtetasi kosovar (Emri)

09/01/2022 17:22

Një 32-vjeçar nga Kosova është vënë nën prangat e policisë, me qëllim ekstradimin e tij drejt Kosovës.

Shtetasi Isuf Alija, banues në Nivokaz, Kosovë, u ndalua në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, nga shërbimet e Policisë Kufitare.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga UNMIK/Kosovë, pasi Gjykata Themelore Pejë, e ka dënuar me dy vite e dy muaj burg, për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA