Një 37-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për dy vepra penale ka rënë në prangat e policisë së Lezhës.
Bledar Delia( Dushkaj), banues në Balldre, Lezhë, rezulton i dënuar autoritetet italiane me 7 vite burgim, për veprën penale “Organizate kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”.
Arrestimi provizor i tij u bë me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Sergate”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Komisariati ti Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Lezhë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë bërë të mundur arrestimin e 37-vjecarit.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan fishekë luftarak, si dhe 2 radio marrëse-dhënëse si ato të Policisë.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.
Top Channel